Gjilani është kryengritur!

Në tubimin e madh të Lidhjes Demokratike të Kosovës të mbajtur në Gjilan, ka qenë prezente, doemos edhe kandidatja për deputete, znj. Bahrije Hyseni, e njohur tashmë si 99-i i LDK-së, e rrethuar nga familjarë, ekipe të saj mbështetëse e simpatizantë të shumtë. Ajo është shprehur shumë e kënaqur me mbështetjen e respektin e madh që gëzon edhe në Komunën e Gjilanit.
Kryetari i degës në Gjilan, z. Lutfi Haziri e quajti tubimin në Gjilan si një “Manifestim politik të pandalshëm!”
Po ashtu ai iu drejtua masës duke i falënderuar e duke shprehur mirënjohjen e tij për aktivitetet e shumta, paraprijëse të këtij tubimi.
“Jemi mirënjohës për krejt ata që kanë punuar këto ditë që ta bëjnë
Gjilanin madhështor”.
Sigurisht në këtë tubim, që është nga tubimet e fundit të Lidhjes Demokratike të Kosovës përgjatë kësaj fushate zgjedhore, prezent ishte edhe Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Lumir Abdixhiku, i cili
në formën më të afërt, e me “fjalë gjilanase”, iu drejtua masës, që me të vërtetë ishte e madhe mbrëmë aty.

Po ashtu përveç tjerash ai tha edhe se “Ndryshimi i premtuar po merr formë, po merr trajtë, po merr kuptim, sepse populli i Kosovës është ngritur tashmë në këmbë”!
Kujtojmë se jemi në ditët e fundit, saktë, dy ditë para datës së madhe të nëntë shkurtit, në ditët kur mobilizimi është shumë i madh.
Këto ditë, kandidatja për deputete znj. Bahrije Hyseni ka publikuar
video të shpeshta falenderuese për elektoratin, porosi, e përgjigje pyetjeve të qytetarëve.
Gjithashtu ka filluar edhe një seri të paraqitjeve të saj nga studio e improvizuar, e quajtur “RTV99”, të gjitha këto, të publikuara nëpër rrjetet e saj sociale, facebook, Instagram e tiktok.
Në pritje për më të rejat për secilin kandidat e subjekt, për goditjet e ditëve të fundit, që me shumë gjasë do të jenë të fuqishme./Indeksonline/