16:54 / E Hënë, 20 Korrik 2020 / indeksADMonline

Gjilani fitoi derbin ndaj Dritës, kështu i festuan golat Skifterat

Gjilani ka marrë një fitore tejet të rëndësishme në xhiron e 31-të, ndaj rivalit lokal Dritës me rezultat 2:0 në kuadër të Superligës së Kosovës.

Kjo ndeshje është luajtur pa praninë e tifozëve për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Kurse, tifozët e Gjilanit, Skifterat, ishin tubuar në tifo-clubin e tyre në Gjilan për të parë ndeshjen së bashku dhe për të krijuar atmosferë të jashtëzakonshme.

Më poshtë mund te shikoni videon që sjellin Skifterat gjatë festës së tyre të madhe te dy golat e shënuar të fitores.