75 Mall Live Search
15:05 / E Diele, 15 Dhjetor 2024 / Gj. Sh

Gjilani fiton derbin ndaj Dritës

Gjilani ka triumfuar në derbin e qytetit ndaj Dritës.

”Skifterat” shënuan fitore me rezultat minimal, 1-0, shkruan IndeksOnline.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Armend Thaqi, në minutën e 86-të.

Pavarësisht humbjes, Drita mbetet lidere e tabelës me 37 pikë, shtatë më shumë se Ballkani.

Në anën tjetër, Gjilani ka 21 pikë dhe renditet në vendin e gjashtë./IndeksOnline/