75 Mall Live Search
14:52 / E Hënë, 01 Mars 2021 / Blerim

Gjilani gabon me Drenicën e Arbëria afër vijës së kuqe pas humbjes nga Feronikeli

Tashmë kanë përfunduar dy takimet e xhiros së 22’të në Superligën e Kosovës në futboll.

Feronikeli me rezultat të pastër në 0:3 arrit ta mposhtë klubin e Arbërisë, ku skuadra e teknikut, Morina bën hap të gabuar, pasi me këtë humbje janë shumë pranë zonës së kuqe, shkruan IndeksOnline

Golat për Niklin i realizuan, Malaj, Mendurim Hoti e golin e tretë e realizoi, Kojasevic nga gjuajtja e lirë.

Ndërsa, takimi ndërmjet Drenicës dhe Gjilanit u mbyll pa gola në 0:0, ku ‘Skifterat’ mbajnë pozitën e katër me 32 pikë e Drenica mbetet ende në zonën e kuqe.