Gjilani gjen fitoren e parë në Superligë, goli i Prognit mjaftoi për të mposhtur Feronikelin

Gjilani ka shënuar fitoren e parë në sezonin e ri të Superligës, duke mposhtur Feronikelin në Drenas me rezultat 1-0.
Gerhard Progni nga penalltia shënoi në minutën e 69-të.
Duhet theksuar që Feronikeli për 20 minuta luajti me 10 lojtarë pasi Pllana u përjashtua me karton të kuq.
Në kohën shtesë te Gjilani u përjashtua Muamed Useini pas dy kartonëve të verdhë.
Feronikeli mbetet pa pikë nga dy ndeshje.
/Indeksonline/