Gjilani i jep mbështetje Rexhep Kadriut
Gjilani ka shprehur mbështetjen për Rexhep Kadriun, në një tubim ku u theksua pakënaqësia qytetare ndaj qeverisjes aktuale dhe u kërkua ndryshim politik.
Në një postim të publikuar pas aktivitetit, u tha se “sonte Gjilani foli”, duke nënvizuar se qytetarët ngritën zërin kundër, siç u cilësua, neglizhencës, izolimit dhe mungesës së përgjegjshmërisë institucionale.
Në postim u theksua gjithashtu se Gjilani duhet ta marrë vëmendjen dhe zhvillimin që i takon.
Postimi i plotë:
“SONTE GJILANI FOLI! Sonte u ngrit zëri i pakënaqësisë! U dëgjua qartë vendosmëria e atyre që nuk e durojnë më këtë pushtet, që nuk pranojnë më neglizhencën, izolimin dhe heshtjen e qeverisjes aktuale.Nga kjo foltore u tha qartë: zëri i njerëzve do të dëgjohet, besimi do të shndërrohet në punë konkrete dhe Gjilani do ta marrë hisen që i takon.Koha e neglizhencës po mbaron.Koha e shpresës po kthehet.LDK është shpresa!#LDK123#LumirAbdixhiku1“.

