Gjilani ia bënë ‘bajat’ Dukagjinit, Llapi befasohet

Dukagjini është ‘turpëruar’ në ndeshjen e sotme nga Gjilani pasi që mysafirët arritën të shënojnë 4 herë në portën e Dukagjinit.
Golat për Gjilanin i shënuan Busic, Plaku, Veliu dhe Progni, shkruan IndeksOnline.
Kurse skuadra e Feronikelit arriti të fitoj kundër Trepçës 89’ me rezultat 3-0.
Por edhe pse mysafirët ishin me një futbollist më pak prap shfaqën probleme për skuadrën e Feronikelit po ashtu kjo ishte fitorja e parë e skuadrës së Feronikelit që nga fillimi i stinorit pranverorë.
Kurse Llapi si mysafirë u befasua nga Ferizaji pasi që u mposht me rezultat 2-0, humbje kjo e cila do t’i kushtojë mjaftë skuadrës së Llapit.
Kujtojmë që sot zhvillohet edhe ndeshja tjetër Prishtina-Ballkani, ndeshje që fillon nga ora 17:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. /IndeksOnline/.