16:49 / E Hënë, 05 Prill 2021 / OSH

Gjilani ia jep një “5-she” Besës

Skuadra e Gjilanit ka arritur të shënoj fitore bindëse kundër Besës së Pejës me rezultat 5:1.

Golat për ekipin e Gjilanit i shënuan: Çyrbja(25’), Useini(40’), Progni(60’), Hila(64’) dhe Razak(67’), transmeton Indeksonline.

Ndërsa, golin e vetëm për Besën e shënoj Tahiri në minutën e 32-të.

Me këtë fitore, Gjilani forcon pozitën e katërt. Ekipi i Munishit ka 40 pikë, 6 pikë larg Feronikelit që është në vendin e 5-të.

Kurse, Besa e Pejës është në vendin e fundit me 10 pikë dhe tashmë e dorëzuar në luftën për mbijetesë./Indeksonline/