75 Mall Live Search
18:03 / E Mërkurë, 18 Shtator 2019 / indeksADMonline

Gjilani ia prish “matematikat” Ismet Munishit, bëhet lider në Superligë

Gjilani ka mposhtur Ballkanin me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e xhiros së pestë të Superligës.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Gerhard Progni në minutën e 48-të të ndeshjes.

Me këtë fitore, Gjilani merr i vetëm kreun e tabelës me 12 pikë, dy më shumë se Drita dhe katër më shumë se Ballkani dhe Llapi.

Humbja e vetme e Gjilanit mbetet ajo e javës së parë me Trepçën ’89. /IndeksOnline/