75 Mall Live Search
12:28 / E Diele, 26 Shkurt 2023 / Gj. Sh

Gjilani kërkon fitore e radhës, Trepça ’89 lufton për rezultat pozitiv, formacionet zyrtare

Sot zhvillohen tre ndeshje të vlefshme për javën e 22-të të Superligës së Kosovës.

Një ndeshje tepër interesante pritet të zhvillohet mes Gjilanit dhe Trepçës ’89, shkruan IndeksOnline.

Vendasit vijnë në këtë përballje pas fitores ndaj Drenicës, ndërsa mitrovicasit nuk dijnë për fitore në dy ndeshjet e fundit.

Kjo ndeshje nis nga ora 13:00.

Formacionet zyrtare:

Gjilani: Kolçi, Islami, Jashari, Prekazi, Halili, Musolli, Ramadani, Dabiqaj, Zabergja, Cale, Zeka.

Trepça ’89: Kaçiu, Dushi, Mashau, Haliti, Ameworlorna, Fatty, Sekiraqa, Rahmani, Nimani, Oyekanmi, Adu-Kwaw./IndeksOnline/