21:44 / E Mërkurë, 08 Korrik 2020 / C E

Gjilani kishte kërkuar suspendimin e gjyqtarëve të sotëm

Prishtina është ankuar se gjyqtari Kreshnik Vula e ka dëmtuar në ndeshjen ndaj Gjilanit, sidomos pas kartonit të kuq ndaj Visar Bekaj.

Probleme me këtë gjyqtar dikur kishte edhe vetë skuadra e Gjilanit, shkruan Indeksonline.

Në një komunikatë të lëshuar me 29 mars 2016, drejtuesit e klubit kishin kërkuar që të suspendohet Kreshnik Vula dhe ndihmësi i tij, Fatmir Sekiraqa.

Ata madje kishin thënë që i njëjti të mos drejtoj asnjë ndeshje të skuadrës së Gjilanit.

Katër vite më vonë, gjyqtari është i njëjtë por ankuesi është në anën tjetër. /IndeksOnline/