75 Mall Live Search
12:37 / E Premte, 21 Qershor 2019 / indeksADMonline

Gjilani konfirmon portierin Kenan Haxhihamza

Skuadra e Gjilanit në IPKO Superligën e Kosovës ka vendosur të vazhdojë bashkëpunimin me portierin i cili mbrojti ngjyrat e klubit në edicionet e fundit, Kenan Haxhihamza.

22-vjeçari nga Rahoveci ka arritur marrëveshje me klubin që edhe në edicionin e ardhshëm garues, të jetë pjesë e kuqebardhëve.

Vlen të theksohet se bordi drejtues i klubit po punon me ritme të larta për afrimin e futbollistëve të tjerë dhe ditët në vijim pritet zyrtarizimi i tyre.

“22- vjeçari nga Rahoveci, ka arritur marrëveshje me klubin, që edhe në edicionin e ardhëshëm garues, të jetë pjesë e klubit kuq e bardhë”.

“Vlen të theksohet se bordi drejtues i klubit, po punon me ritme të larta për afrimin e futbollistëve të tjerë dhe ditëve në vijim pritet zyrtarizimi i tyre”, thuhet në njoftimin e klubit gjilanas. /IndeksOnline/