75 Mall Live Search
10:58 / E Premte, 28 Gusht 2020 / indeksADMonline

Gjilani kritikon ashpër “Skifterat” pas djegies së flamurit të Greqisë

Mbrëmë pas ndeshjes kundër APOEL, tifozët e Gjilanit “Skifterat” djegën flamurin e Greqisë dhe e publikuan videon.

Ky veprim nuk i ka pëlqyer aspak klubit të Gjilanit të cilët e kanë quajtur gjest jo të hijshëm, transmeton Indeksonline.

Gjilani përmes një komunikate ka dënuar rëndë këtë veprim nga “Skifterat”.

Komunikata e plotë:

REAGIM

Pas veprimeve të disa individëve në natën e mbrëmshme gjatë zhvillimit të takimit Gjilani-APOEL, kanë djegur flamurin e Greqisë dhe Sport Club “Gjilani”, dënon rënd këtë akt jo të hijeshëm.

Vepra të tilla nuk kanë vend në sportin më të popullarizuar në botë, e aq më pak neve si komb ku duhet të jemi shembull në mikpirtjen e ekspeditave udhëtuese në vendin tonë.

SC Gjilani
Gjilan, 28 Gusht 2020