75 Mall Live Search
20:00 / E Premte, 17 Korrik 2020 / indeksADMonline

Gjilani kryen përgatitjet e fundit për derbin ndaj Dritës

Nesër (e shtunë) luhet java e 31-të në IPKO Superligën e Kosovës.

Kjo xhiro mund të jetë vendimtare për epilogun e kampionatit, ku katër ekipet pretendete për titull luajnë mes veti.

Vëmendja kryesore pritet të jetë tek derbi i Anamoravës, ku takohen Drita dhe Gjilani. Këtë herë, derbi do të jetë ndryshe pasi do të zhvillohet pa prezencën e shikueseve.

Të dy ekipet po luftojnë për titullin kampion, ku Drita është në vend të parë me 65 pikë, ndërkohë ekipi i drejtuar nga Gentian Mezani ka 4 pikë më pak.

Gjilani sot ka zhvilluar stërvitjen e fundit dhe gjithçka duket se është gati për takimin e së shtunës.

Sfida nis me fillim në ora 17:00, në stadiumin, ” Agim Ramadani-Katana”, në Gjilan.

Image may contain: 1 person, playing a sport and outdoor
Image may contain: 1 person, playing a sport and outdoor