10:39 / E Enjte, 02 Shkurt 2023 / B O

Gjilani largon katër futbollistë, njëri nga ta ish ylli i skuadrës

Gjilani ka zyrtarizuar sot largimin e katër futbollistëve. Në mesin e tyre është edhe ylli i skuadrës, argjentinasi Torrasa.

“Gjilani komunikon mbylljen e bashkëpunimit me futbollistët Arion Ymeri, Fabjan Beqja, Besart Krivanjeva dhe Agustin Torassa.
Klubi falenderon publikisht gjithë futbollistët për angazhimin dhe kontributin e dhënë me fanellën ‘kuqebardh’, duke u dëshiruar njëherit fat dhe sukses në karrierën sportive” thuhet në njoftimin e skuadrës së Zekirja Ramadanit./Indeksonline/