Gjilani luan kundër portierit 54 vjeçar, 14 vjet më i vjetër se trajneri Mezani

Gjilani sot fillon aventurën në garat evropiane.
Nënkampionët e Kosovës do të luajnë kundër skuadrës simpatike nga San Marino, Tre Penne.
Skuadra nga shteti i vogël nga mesdheu ka prezantuar listën me 25 lojtarët që do të jenë të gatshëm kundër skuadrës kosovare, shkruan Indeksonline.
Ajo që bie në sy është njëri nga tre portierët që do të jenë të gatshëm për Tre Penne.

Alfredo Chierighini është njëri nga ta dhe ai është plot 54 vjeç.
Duket se “plaku” i skuadrës është aty më shumë për të bushur numrin pasi që sipas statistikave në ëeb faqet ndërkombëtare të sportit, ka shumë pak lojë të zhvilluara.
Por mosha e tij, që në fakt është 14 vite më i vjetër se trajneri Mezani kërkon rrespekt të paktën jashtë fushe. /IndeksOnline/
