75 Mall Live Search
19:19 / E Shtunë, 07 Shtator 2024 / G T

Gjilani luan miqësore ndaj Kikës, debuton Armend Thaqi

Skuadra nga Superliga e Kosovës, SC Gjilani ka luajtur një miqësore sot kundër Kikës së Hugoshit.

Në këtë takim luajti edhe mbrojtësi, Armend Thaqi, shkruan Indeksonline

Edhe pse klubi gjilanas ende nuk e ka prezantuar futbollistin, Thaqi bëri paraqitje me fanellën “kuqebardhë”.

Kujtojmë që Armend Thaqi nesër pritet të prezantohet te Gjilani, pasi u largua nga Cluji i Rumanisë./Indeksonline/