09:56 / E Mërkurë, 02 Gusht 2023 / mp

Gjilani mbetet pa trajner, largohet Klodian Duro

Trajneri Klodian Duro ka dhënë dorëheqje nga skuadra e  Gjilanit, përcjell Klan Kosova.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Duroja në Facebook.

“Fund. U bashkuam pa e pritur njeri dhe po keshtu po ndahemi. Ne lufte shkohet me trima dhe trimat e mij luftuan si asnjehere me pare ne dy perballje shum te forta ku ishim te pabarabarte ne numer”, ka shkruar ai.

“Ne te paren 11 kunder 14 dhe ne te dyten 10 kunder 14 por asnjehere dhe ne asnje moment nuk u dorezuam por luftuam si heronje te vertete ashtu sic i ka hije trimave te kombit. Pritem deri ne fund te gjithe bashke per te luftuar perseri ne betejat qe kishim para por ishte e pamundur. Ishte shume e bukur per aq sa zgjati dhe largohemi te gjithe me koken lart si shqiponjë”/

45-vjeçari e kishte marrë klubin e Gjilanit më 26 Qershor dhe i kishte drejtuar dy ndeshje në Uefa Conference Leauge.