11:20 / E Hënë, 28 Shtator 2020 / indeksADMonline

Gjilani me 73 raste aktive me Covid-19

Komiteti për parandalimin e përhapjes së COVIDIT-19 në Gjilan, ka mbajtur të hënën takimin e radhës.

Nga ky takim u konfirmua se janë 73 raste aktive në këtë komunë.

Gjendja e përgjithshme është kjo: 1008 të infektuar në total, 891 të shëruar, 73 raste aktive, 44 të vdekur, 12 të shtruar në spital dhe 12 mostra në pritje.