75 Mall Live Search
18:26 / E Mërkurë, 06 Korrik 2022 / Gj. Sh

Gjilani me katër mungesa në ndeshjen ndaj Liepaja

Trajneri i Gjilanit, Zekrija Ramadani, ka mbajtur një konferencë për media para ndeshjes me Liepaja, e vlefshme për kualifikimet e Konferencë Ligës.

Ai ka thënë se skuadra e Gjilanit në këtë ndeshje do të përballet me katër mungesa.

Edison Kqiku do të mungojë pasi ka pësuar një lëndim të rëndë, dhe kapiteni Besar Musolli i cili pritet të mbajë stërvitjen e sotme por që nuk priet të jetë i gatshëm për ndeshjen e nesërme, ka thënë Ramadani, transmeton Indeksonline.

Ai ka njoftuar se dy futbollistët e tjerë që do të mungojnë në ndeshjen ndaj Lipejas janë Agustín Torassa, dhe Mevlan Zeka, të cilët do të mungojnë shkaku i kartonëve.

Përkundër këtyre mungesave, Ramadani është i bindur se këto mungesa nuk do të vërehen pasi që grupi ka kualitet dhe cilësi./Indeksonline/