75 Mall Live Search
21:31 / E Enjte, 14 Maj 2020 / indeksADMonline

Gjilani merr rezultatet e 67 mostrave, 6 nga to dolën pozitiv me COVID19

Janë konfirmuar 18 raste të reja me COVID19 në Kosovë, ndërsa janë shëruar edhe 19 persona.

Në mesin e rasteve pozitive, 6 janë nga Gjilani.

E në lidhje me këto, kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri, përmes një postimi në Facebook ka dhënë detaje.

Ky është postimi i tij i plotë:

#Dita63. Sapo u njoftum nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike se nga 67 mostrat, 6 rezultuan pozitive me #Covid19, 4 prej të cilave në qytet dhe 2 në Përlepnicë. Urojmë që të infektuarit ta përballojnë sa më lehtë dhe pa shqetësime. Situata është nën menaxhim të plotë nga organet e emergjencave civile dhe shëndetësore.

Ndërkohë, gjatë ditës, pata kënaqësinë që ta pres për vizitë pune munistren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, miken time Hykmete Bajrami, e cila e vlerësoi Gjilanin si modelin më të mirë në Republikës për zhvillimin e mësimit në distancë.
Falëmnderit shumë për mbështetjen e madhe!

Përndryshe, Gjilani po vazhdon me sukses programet e mësimit online. E uroj për mbajtjen me sukses të Kuizit të Diturisë shkollën e artit pamor “Adem Kastrati”!