Gjilani merr tre pikë të rëndësishme, fiton në udhëtim ndaj Malishevës
Skuadra e Gjilanit i është rikthyer fitoreve në Superligë.
Kuqebardhit morren tre pikë të rëndësishme në udhëtim ndaj Malishevës, duke fituar me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.
Senad Jarovic i dha epërsin Gjilanit qysh në minutën e 4-të, derisa Besart Morina dyfishoi rezultatin në minutën e 26-të.
Golin e nderit për Malishevën e shënoi Samuel Opeh, në minutën e 89-të.
Me këtë fitore, Gjilani shkon në kuotën e 15-të pikë dhe renditet në vendin e tetë, me një pikë më pak se Malisheva./IndeksOnline/

