16:53 / E Shtunë, 25 Maj 2024 / G T

Gjilani mposht Dukagjinin dhe çon në barazh Feronikelin ’74

Skuadra e Gjilanit ka shënuar fitore të madhe në javën e fundit në Superligë ndaj Dukagjinit me rezultatin 2:4.

Golat për ekipin e Gentian Mezanit i shënuan: Senad Jaroviq (2), Donaldo Acka dhe Edi Basha, shkruan Indeksonline

Dy golat për ekipin vendas i realizuan: Blerind Morina dhe Osman Mëziu.

Me këtë fitore, Gjilani i ka ikur barazhit duke e çuar Feronikelin në pozitën e tetë me 44 pikë.

Kujtojmë që tani skuadra e Feronikelit e pret fituesin e ndeshjes së playoffit mes Dinamo Ferizaj dhe Prishtinës së Re për ta mësuar kundërshtarin e barazhit./Indeksonline/