75 Mall Live Search
14:06 / E Premte, 08 Janar 2021 / A. A

Gjilani ndahet me mbrojtësin shqiptar Erlis Frashëri

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Erlis Frashëri, i ka dhënë fund aventurës 18- mujore te Gjilani.

32- vjeçari ka njoftuar se me pajtimin e dy palëve, kanë arritur marrëveshje që ta ndërpresin kontratën.

Gjatë periudhë ste Gjilani, Frashëri ndihmoi skuadrën që për herë të parë të dilte në garat evropiane, shkruan Indeksonline.

Verën e kaluar “skifterat” luajtën në kualifikimet e Ligës së Evropës, ndërsa u eliminuan në rrethin e parë nga Apoeli i Nikozisë.

/Indeksonline/