Gjilani nderon me çmimin “Personalitete të Vitit” dy aktorët e kësaj komune

Sot, Komuna e Gjilanit, përkatësisht, kryetari Lutfi Haziri, vlerësoi dhe nderoi si “Personalitete te vitit” dy prej artistëve më të mirë që vijnë nga Gjilani, të cilët me kontributin, angazhimin dhe sukseset e tyre, arritën të marrin vëmendje e çmime ndërkombëtare në fushën e artit, kulturës e kinematografisë.
“Krenar me arritjet e sukseset tuaja, Adriana dhe Bufi”, shkruhet në njoftimin e Komunës./Indeksonline
