75 Mall Live Search
16:13 / E Enjte, 20 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Gjilani në pushim, njofton për më të rejat nga skuadra

Gjilani i përfundoi stërvitjet në ditën e sotme dhe të fundit për këtë vit kalendarik.

Edhe pas ndeshjes së fundit zyrtare, gjilanasit nuk i ndalën aktivitetet gjatë kësaj periudhe, ku zhvilluan edhe një miqësore ndaj Vitisë.

Seanca e sotme stërvitore u mbajtë në palestër, ku skuadra punoi përreth dy orë me trajnerët e caktuar.

Image may contain: 1 person

Tani e tutje, djelmoshat e Sadat Pajazitit do të shkojnë në pushim dy javorë e më pas do t’i rikthehen përgatitjeve për stinorin pranveror, transmeton IndeksOnline.

Në pushim, Gjilani shkon nga vendi i katërt në tabeolë, me 27 pikë të grumbulluara pas 8 fitoreve, 3 barazimeve dhe 6 humbjeve.

Image may contain: 1 person

Vlen të përmendet se Kuq e Bardhët kanë ndarë rrugët me tre futbollistë së fundmi.

Bëhet fjalë për Mauricio Marinho, Trevin Caesar dhe Brunild Pepa.

Tutje, Gjilani ka bërë të ditur se drejtuesit janë në bisedime me disa lojtarë për afatin kalimtar dimëror./IndeksOnline/