Gjilani nënshkruan me sulmuesin shqiptar Bedri Greca
Gjilani sot ka arritur marrëveshje me sulmuesin e krahut nga Tirana, Bedri Greca.
28 vjeçari e ka finalizuar marrëveshjen me Gjilanin, duke nënshkruar kontratë 1 vjeçare.
Greca së fundi ka luajtur te Tirana, me të cilën arriti 4 gola dhe 6 asistime në edicionin e kaluar.
Sulmuesi shqiptar është bërë transferi i 6-të i Gjilanit në këtë afat kalimtar.
Bordi i klubit ka bërë të ditur që trajneri Gentian Mezani do ta drejtoj skuadrën edhe në edicionin e ardhshëm. /Indeksonline/