Gjilani njofton për mbylljen e bashkëpunimit me futbollistin e njohur, transferohet në Rumani

Skuadra e Gjilani ka mbyllur bashkëpunimin me futbollistin Blerim Krasniqi.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi i Gjilanit përmes faqes zyrtare, transmeton IndeksOnline.
Arsyja e ndërprerjes së bashkëpunimit është se Blerim Krasniqi është transferuar te ekipi CS Mioveni nga Rumania.

”Detajet e marrëveshjes janë konfidenciale dhe nuk janë për publikun”, thuhet në njoftim.
Klubi i Gjilanit e ka falëndëruar Krasniqin për kontributin e dhënë me fanellën kuq & bardh dhe i ka uruar shumë suksese në karrierën e tij sportive./IndeksOnline/