75 Mall Live Search
12:13 / E Enjte, 24 Qershor 2021 / Blerim

Gjilani njofton publikun me ndryshimet brenda klubit, transferimet dhe largimet…

Skuadra nga Anamorava, SC Gjilani përmes një komunikate për media ka treguar për ndryshimet e përgjithshme në klub.

Gjilani bën të ditur se ka mbyllur bashkëpunimin me futbollistët: Shkëlzen Ruçi, Ardin Dallku, Drin Govori, Ivan Fustar, Qëndrim Dautaj, Ardit Hila, Arbër Çyrbja, Tomislav Busiç dhe Darko Nikaç, shkruan IndeksOnline

Po ashtu deri më tani, klubi gjilanas ka afruar lojtarë, si: Yll Hoxha, Albert Dabiqaj, Elton Cale dhe Agustin Torassa.

Klubi nga Superliga e Kosovës ka emëruar Rafet Prekazin në pozitën e Drejtorit Sportiv, ndërkohë që Sallah Sherifi ka kaluar në pozitën e Drejtorit Teknik. Departamentin sportiv të klubit e plotëson Drilon Sylejmani, i cili është emëruar në pozitën e Menaxherit të Përgjithshëm dhe afrimi tij pritet të jetë një ndihmesë e madhe në aspektin menaxherial. Ndryshimet e reja priten të prezantohen para ekipit në fillimin e fazës përgatitore.

Postimi i plotë: