Gjilani përforcohet me dy lojtarë
Gjilani sot ka arritur ta finalizojë marrëveshjen me dy futbollistët nga Podujeva, bëhet fjalë për Fiton Hajdarin dhe Kushtrim Shabanin.
Të dy lojtarët ediconin vjeshtorë janë paraqitur për skuadrën nga qyteti i tyre, KF Llapi.
Mesfushori 22 vjeçar Kushtrim Shabani kujtojmë se ishte gjithashtu edhe reprezentues i Kosovës U-21, ku arriti të shfaqë potencialin e tij në ndeshjet kualifikuese të kësaj gjenerate. Shabani do të jetë pjesë e Gjilanit deri në qershor të vitit 2020.
Ndërsa, Fiton Hajdari, i cili dy vite më pare ishte shpallur kampion i Kosovës me Trepçën 89, luan pozitën e sulmuesit të krahut.
27-vjeçari nga Podujeva, ka nënshkruar kontratën për Gjilanin deri në verën e vitit 2020.

