75 Mall Live Search
12:08 / E Martë, 21 Qershor 2022 / C E

Gjilani përforcohet për garat evropiane, zyrtarizon futbollistin nga Shkupi

Besart Krivanjeva është zyrtarizuar si futbollistë i Gjilanit.

26 vjecari ka nënshkruar me kontratë dy vjeçare me skuadrën nga anamorava, shkruan Indeksonline.

Krivanjeva luan në rolin e mbrojtësit qendror dhe së fundmi ka mbrojtur ngjyrat e skuadrës së Egnatias në Shqipëri.

Ai ka qenë edhe pjesë e skuadrës së Shkupit dhe Metalurgut.

Ky është njoftimi i Gjilanit:

Sport Club Gjilani komunikon angazhimin e futbollistit Besart Krivanjeva.

Marrëveshja e nënshkruar është e vlefshme për dy vite dhe me mundësi vazhdimi.

26 vjeçari, i cili luan në pozitën e mbrojtësit të qendrës vjen nga radhët e skuadrës së Engatias në kampionatin shqiptar, derisa më parë ka mbrojtur ngjyrat e dy skuadrave nga Maqedonia e Veriut, FC Shkupit dhe Metalurgut.

Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Besartit dhe i dëshirojnë sukses në objektivat që klubi ka vënë para, duke nisur nga garat ndërkombëtare.