Gjilani prezanton listën për ndeshjen e Europa League, dy mungesa shumë të rëndësishme

Gjilani gjatë ditës së sotme do të udhëtoj drejt San Marinos për ndeshjen parakualifikuese të Ligës së Europës.
Nënkampionët e Kosovës kanë prezantuar listën me 20 lojtar që do të udhëtojnë me trajnerin Mezani.
Gjilani do të luaj me Tre Penne në fazën parakualifikuese të garës së dytë më të rëndësishme evropiane.
Në këtë ndeshje nuk do të mund të paraqitet Keita Aziz për shkak të dokumenteve dhe Sebino Plaku për shkak të një lëndimi.
Më poshtë është lista me futbollistët e ftuar për këtë ndeshje. /IndeksOnline/
