12:29 / E Mërkurë, 09 Dhjetor 2020 / C E

Gjilani – Prishtina, formacionet zyrtare

Gilani e pret Prishtinën në ndeshjen e javës së 17-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Të mërkurën zhvillohen edhe dy ndeshje të tjera në kuadër të xhiros së 17-të. Në Skenderaj, skuadra e Drenicës e pret kampionen në fuqi dhe lideren e Superligës, Dritën.

Ndërkohë, në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, Feronikeli shihet si favorit përballë Besës që zë vendin e fundit në tabelë me vetëm gjashtë pikë.

Formacionet zyrtare:

Gjilani: Koliçi, Kastrati, Fustar, Ferreira, Rapa, Useini, Musolli, Hila, Kqiku, Progni, Nikaç. Krytrajner: Sallah Sherifi

Prishtina: Haxho, B.Krasniqi, Dellova, Bekteshi, Mici, Zyba, Lilaj, E.Krasniqi, Abazi, Mankenda, Kryeziu. Kryetrajner: Zekirija Ramadani