Gjilani “pushton” Superligën e Shqipërisë, ky është transferimi i radhës
Pas mbrojtësit të majtë brazilian, Jackson Ferreira, klubi kosovar i Gjilanit ka arritur marrëveshjen edhe me portierin e Luftëtarit, Shkëlzen Ruçi.
Burime të sigurta të “Panorama Sport” bëjnë të ditur se skuadra e drejtuar nga vlonjati Gentjan Mezani ka siguruar shërbimet e elbasanasit dhe pritet që ta prezantojë në orët në vijim. Ruçi ka luajtur në tri sezonet e fundit me skuadrën gjirokastrite në Superiore, por pak javë më parë prishi kontratën me konsensus.

(Çast nga prezantimi i Ruçit te Gjilani )
Krahas Jacksonit dhe Ruçit, Gjilani kërkon të afrojë edhe sulmuesin Ismael Dunga, si dhe mesfushorin Albano Aleksi, të cilët mbyllën sezonin me Luftëtarin. Me klubin kosovar ka firmosur edhe mbrojtësi i djathtë, Erlis Frashëri, që ishte pjesë e Teutës. /IndeksOnline/