Gjilani rikthen në skuadër sulmuesin Arago Jamal

Arago Jamal është rikthyer te skuadra e Gjilanit.
Sulmuesi nga Liberia ka nënshkruar kontratë dy vjeçare, shkruan IndeksOnline.
30-vjeçari ishte pjesë e Gjilanit në edicionin 2015/2016.
Pas kësaj peridhue, Jamal ka luajtur edhe te skuadrat kosovare, Prishtina dhe Drita.
Jamal do t’i bashkohet ekipit sërish pas rikthimit në shtëpi nga faza përgatitore në Bansko të Bulgarisë./IndeksOnline/