12:21 / E Martë, 03 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Gjilani, “shtrin dorën” për vëllezërit shqiptarë, të prekur nga tërmetet

Skuadra e Gjilanit ka ndjekur shembullin e disa klubeve kosovare për të ndihmuar njerëzit që janë prekur nga tërmetët e fundit në Shqipëri.

Mijëra njerëz kanë mbetur pa kulm mbi kokë, ndaj Gjilani ka vendosur të solidarizohet me ta.

Fitimin nga shitja e biletave në ndeshje kundër Prishtinës, ekipi i Gentjan Mezanit e ka dedikuar për ndihma në Shqipëri, transmeton Indeksonline.

Ky është njoftimi i plotë i Gjilanit:

“Pas ngjarjeve tragjike të ndodhura ditë më parë në Shqipëri, bordi drejtues i klubit me në krye presidentin, Florim Zuka, ka vendosur që të ardhurat e të hyrave nga shitja e biletave të duelit kundër Prishtinës, të dhurohen donacion për familjarët e viktimave të prekura nga tërmeti tragjik i ndodhur pak ditë më parë, në Shqipëri”

/Indeksonline/