75 Mall Live Search
12:57 / E Mërkurë, 21 Tetor 2020 / V R

Gjilani sot do të jetë pa trajner në ndeshjen ndaj Trepçës 89

Gjilani do të përballet sot me Trepçën 89. Por në këtë sfidë skuadra nuk do të drejtohet nga trajneri, Gentjan Mezani.

“Në takimin e sotëm ndërmjet Gjilanit dhe Trepçës ’89, kryetrajneri i skuadrës sonë, Gentjan Mezani, nuk do të jetë i pranishëm për ta udhëhequr skuadrën e Gjilanit.

Arsyeja e mungeses së kryetrajnerit tonë në këtë sfidë është për shkaqe familijare.

Takimin e sotëm, nga pankina e kuq e bardhëve do ta udhëheq ndihmësi i shefit të shtabit teknik, Alban Hyeni”, thuhet në njoftimin e Gjilanit./Indeksonline/