75 Mall Live Search
20:08 / E Hënë, 27 Janar 2025 / LB

Gjilani transferon Endri Reçin

Gjilani po përpiqet ta përforcojë skuadrën për pjesën e mbetur të sezonit dhe të ngjitet në renditje. Nëtë kontekst edhe e ka afruar në skuadër futbollistin e radhës, Endri Reçi.

“Reçi vjen nga radhët e Teutës, derisa më parë ka qenë pjesë e klubeve të tjera shqiptare si Kukësi, Besa e Kavajës, Pogradeci dhe Dinamo”, ka shkruar skuadra gjilanase në njoftimin e vet.

Gjilani aktualisht mban vendin e gjashtë në tabelën e Superligës së Kosovës, që vazhdon të kryesohet nga rivali lokal, Drita.