Gjilani transferon futbollistin shqiptar që ka luajtur në Greqi dhe Norvegji
Gjilani ka zyrtarizuar një tjetër futbollist si përforcim për sezonin pranveror.
Bëhet fjalë për futbollistin shqiptar, Renato Ziko, shkruan IndeksOnline.
26-vjeçari vjen nga skuadra norvegjeze, IL Hodd dhe ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025.
Ziko në të kaluarën ishte pjesë e skuadrës së Laçit, ndërsa karrierën e ka nisur në Greqi te skuadra e Platanias FC./IndeksOnline/

