75 Mall Live Search
21:24 / E Enjte, 18 Janar 2024 / Gj. Sh

Gjilani transferon një Malazez

Skuadra e Gjilanit ka prezantuar blerjen e radhës.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Malazez, Marko Roganovic, shkruan IndeksOnline.

27-vjeçari ishte pjesë e skuadrës rumune, UTA Arad, ndërsa në të kaluarën ka luajtur edhe te skuadra shqiptare, Laci.

Marko ka nënshkruar kontratë për një vit e gjysmë, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër

”Sport Club Gjilani komunikon me kënaqësi angazhimin e futbollistit Margo Roganovic.
Marrëveshja a firmosur është e vlefshme deri në verën e vitit 2025 me mundësi vazhdimi.
27 vjeçari vjen si një vlerë e shtuar për të forcuar edhe më shumë repartin defansiv. Në edicionin e fundit ai ishte pjesë e klubit të njohur rumun Uta Arad.
Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Roganovic dhe i dëshirojnë sukses në objektivat që klubi ka vënë para.”, thuhet në njoftimin zyrtar./IndeksOnline/