Gjilani – Trepça 89, formacionet zyrtare

Superliga e Kosovës vazhdon sot me tri ndeshjet e radhës së javës së 23-të.
Gjilani do ta presë në shtëpi skuadrën e Trepçës 89, ndeshje kjo e cila luhet me fillim nga ora 16:00, transmeton IndeksOnline.
Tashmë të dy trajnerët kanë publikuar edhe formacionet me të cilët do të nisin këtë ndeshje.
Gjilani: Haxhihamza, Kastrati, Veliu, Frashëri, Ferreira, Useini, A. Keita, Jonuzi, Hajdari, Progni, Nikaç. ? Kryetrajner: Gentjan Mezani
Trepça ’89: Hyseni, Asare, Kaqiku, Dedija, Ar. Muja, Emini, Jashari, Traore, Ahmeti, Arb.Muja, Manaj. Kryetrajner: Shpëtim Idrizi
Kujtojmë që skuadra nga Mitrovica i ka shkaktuar dy humbje djelmoshave të Gentjan Mezanit këtë sezon./IndeksOnline/