19:23 / E Martë, 05 Mars 2024 / k.v

Gjilani zyrtarizon një blerje nga Zvicra

Gjilani ka bërë edhe një blerje në luftën për mbijetesë. Skuadra e njohur kosovare ka transferuar një futbollist shqiptar nga akademia e Grasshopper.

Komunikatë zyrtare:

Sport Club Gjilani komunikon angazhimin e futbollistit Leunit Sahitaj.

22 vjeçari i lindur dhe zhvilluar në Zvicër është produkt i akademisë së njohur Grasshopper Club Zurich, ndërkohë që debutimin si lojtar profesionist e ka bërë te ekipi tjetër helvet FC Schaffhausen.

Sahitaj luan në pozitën e mesfushorit ofansiv dhe vjen t’i ndihmojë ekipit në objektivat që janë vënë para.

Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Sahitaj dhe i urojnë shumë suksese”, thuhet nw njoftimin e Gjilanit./Indeksonline/