75 Mall Live Search
19:37 / E Mërkurë, 26 Qershor 2024 / Gj. Sh

Gjilani zyrtarizon transferimin e mbrojtësit kroat

Skuadra e Gjilanit ka transferuar mbrojtësin kroat Marko Martinaga.

Ai ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me klubin bardhekuq, e vlefshme deri në vitin 2026, shkruan IndeksOnline.

Martinaga luan në pozitën e mbrojtësit të majtë, derisa vjen pas një aventure te skuadra Podbeskidzie Bielsko-Biala nga Polonia.

26 vjeçari në të kaluarën ka qenë pjesë e disa klubeve në Kroaci si Slaven Belupo, NK Varazdin dhe Koprivnica. Ndërkohë, karrierë ka bërë edhe në ligën sllovene te FC Koper dhe NK Dekani./IndeksOnline/