08:51 / E Hënë, 05 Shkurt 2024 / L K

Gjilani prezanton shtatë projekte madhore

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, në kuadër të motos ‘7 javë, 7 projekte’, ka prezantuar projektin e qarkores ekzistuese dhe qarkoren e re të Gjilanit.

Ai ka bërë të ditur se shpronësimi dhe rindërtimi i qarkores ekzistuese kap vlerën e 2.7 milionë euro, ndërkaq shpronësimi dhe ndërtimi i qarkores së re – 27 milionë euro.

“MMPHI do të paguajë shpronësimin e qarkores së vjetër. padrejtësia çerekshekullore do të marrë fund për rreth 230 familje. 2.7mil € nga komuna për:

  • Riasfaltim të qarkores së vjetër;
  • Trotuar e shteg të biçikletave në dy anët e rrugës;
  • Ndriçim publik e kanalizim atmosferik.

Nga 5 lote gjithsej dhe 27mil € vlerë, në 2024 do të ndërtohet:

  • Lot 5 me vlerë rreth 6mil €, financuar nga MMPHI;
  • Lot 4 me vlerë rreth 3mil €, financuar nga komuna.

Investime që sjellin zhvillim!

Mbështetje qytetare e kthyer në vëmendje institucionale!”, ka thënë kryetari i Komunës së Gjilanit.

Për më më shumë detaje: