17:17 / E Shtunë, 18 Janar 2020

Gjimnazi “Kuvendi i Lezhës” me dritare të thyera e me nxemje të prishura

Nxënësit e klasës 11/4 në gjimnazin “Kuvendi i Lezhës” po ankohen se po “ngrijnë” nga të ftohtit, shkruan IndeksOnline.

Përveç që nxemjet qëndrore nuk janë funksionale, në klasën e tyre janë thyer edhe xhamat e dritareve.

Një nxënës për IndeksOnline ka treguar se tash e dy muaj kjo gjende është në gjimnazin “Kuvendi i Lezhës”, në Viti.

Nxënësi në kushte anonimiteti ka thënë se ka pasur persona që janë detyruar të përdorin edhe medikamente për ftohje për shkak të klasës pa nxemje./IndeksOnline/