09:27 / E Shtunë, 22 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Gjimnazistët në protesta në Prizren, me arsye ndryshe nga studentët nga Shqipëria

Edhe në Kosovë kanë filluar protestat e nxënësve, ashtu sikur e studentëve në Shqipëri por nxënësit e Kosovës kanë një arsye tjetër.

Nxënësit e shkollave të mesme në Prizren po protestojnë për shkak që Drejtoria për Arsim e kësaj komune ua ka ndaluar atyre që të zhvillojnë një ekskursion të organizuar nga ata vet.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi e ka konfirmuar një protestë të tillë për “Indeksonline”.

Ai ka thënë se Policia e ka mbështetur kërkesën e Drejtorisë së Arsimit të Komunës së Prizrenit për të mos lejuar që nxënësit të shkojnë në ekskursion, kurse tashmë nxënësit po protestojnë.

“Drejtori e arsimit e parandalon një shkuarje te tille të nxënëseve dhe në këtë rast e kane mbështet me kërkesën e tyre edhe Policia. Janë ne pyetje nxënës të shkollave të mesme, Drejtoria e Arsimit është kompetente me i marr te gjitha veprimet për shkak qe statusi i tyre është nxënës” ka thënë Gashi për Indeksonline.

Rikujtojmë, edhe viteve të kaluara Drejtoritë e Arsimit të komunave të ndryshme të Kosovës kanë dal kundër ekskursioneve të cilat po organizohet nga vet nxënësit, sidomos gjatë periudhës së dimrit./Indeksonline/