12:25 / E Shtunë, 25 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Gjimshiti: Dua Gjermaninë në grup

Kapiteni Berat Gjimshiti ishte i ftuar në Podkastin FLASIM, me kryeministrin Edi Rama. Ai ka folur për kalimin tek Atalanta, grupin e ri që është formuar nën drejtimin e trajnerit Silvinjo si dhe për shortin në “EURO 2024”.

Kryeministri Edi Rama: Gjimshit, ti je një veteran tashmë, mund të quhesh veteran?

Berat Gjimashiti: Po, besoj se po. Po më i vjetri nuk jam këtu brenda. Veseli (Frederik Veseli) është më i vjetër. Po, veteran dhe unë jam.

Kryeministri Edi Rama:  Ti deshe të ndajë një çikë atë dhembjen e pleqërisë me Veselin po…

Berat Gjimshiti: Po, se më the veteran , u ndjeva dhe unë pak më i vjetër kështu që …

Kryeministri Edi Rama: Sa vjet u bënë që luan me kombëtaren?

Berat Gjimshiti: Po që prej 2014, domethënë 9 vite.

Kryeministri Edi Rama: Ti ishe dhe Evropianin tjetër?

Berat Gjimshiti: Në Evropian nuk isha, po në kualifikime.

Kryeministri Edi Rama: Po pra, në atë grupin? Pse s’të morën në Europian, ishe i vogël atëherë?

Berat Gjimshiti: Po ishte një moment që kur kam qenë, kam luajtur në Zvicër, 22 vjeç , isha i ri, pastaj 21, 22..

Kryeministri Edi Rama: 22? Pse 20 është ky tani?

Berat Gjimshiti: Kohë tjetër tani. Isha nga Zyrihu që shkova në Atalanta në Itali, kështu që ishte e vështirë për të mësuar dhe gjuhën, edhe taktikën e futbollit italian dhe nuk kisha ndeshje, nuk luajta fare, luajta vetëm në 3 ndeshje në 6 muaj, pastaj erdha tek kombëtarja dhe për grumbullimin para Europianit dhe vendosi trajneri De Biasi atëherë, që nuk isha në formë dhe nuk më merrte, kështu që e pranova. Puna vazhdon, ecën përpara dhe s’ka asgjë tjetër.

Berat Gjimshiti: Ka pasur ndryshim e ka ardhur tani brezi i ri. Pra janë lojtarë më të ri tani.

Kryeministri Edi Rama: Ai ishte ekip shumë i mirë ….

Berat Gjimshiti: Po ka qenë ekip fantastik

Kryeministri Edi Rama: Ishte ekip shumë i mirë. Po ti kë do?

Berat Gjimshiti: Unë nuk kam preferencë me thënë të drejtën

Kryeministri Edi Rama: Mirë, unë po të pyes kë do?

Berat Gjimshiti: Të them të drejtën nuk e kam menduar kush do të na bie. Një ndoshta të them Gjermania, vetëm t’i tregojmë në Gjermani që kemi më shumë tifozë sesa ato.

Kryeministri Edi Rama: Vallaj e di që kjo është e realizueshme.

Berat Gjimshiti: Po prandaj po them. Të bëjmë më shumë zhurmë sesa ata që janë shtëpi.

Kryeministri Edi Rama: Sikur të jetë hapja Gjermani – Shqipëri do ishte një super publicitet për Shqipërinë. Po kam përshtypjen domethënë aty ke ngjyrat e stadiumit kam përshtypjen e di që ne barazimin mund ta kapim të paktën barazim të paktën aty në stadium. Ata do ta nënvlerësojnëe pak hë se Shqipëria, këta tanët do thonë – Hajde të shkojmë të rrafim Gjermaninë. Si është puna e tifozllëkut. Se mësohen njerëzit edhe në fakt nuk kanë faj që mësohen, pastaj iu duket çudia më e madhe në botë dhe iu duket si e patolerueshme që mos me i rraf Faroet përshembull, mirëpo e para njëherë që aty është momenti kur edhe sportdashësit dhe ata që e ndjekin kombëtaren duhet të jenë njësoj si lojtarët. Në kuptimin që është lojtari i 12 që duhet ta absorbojë atë pakënaqësinë  me të njëjtin dinjitet dhe jo që – “Hë mo se këta kështu, këta ashtu”. Se shihja disa që komentonin që – pse kush jemi Brazili. Edhe Brazili edhe prapë mund të ngeci.  P.sh se përmend Luksemburgun. Luksemburgu tani kishte bërë namin. Po çfarë kanë bërë. Çfarë ka ndodhur me Luksemburgun, si është bërë aq i fortë.