23:56 / E Hënë, 04 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Gjimshiti flet pas barazimit spektakolar kundër Milanit (Foto)

Mbrojtësi i Beneventos, Berat Gjimshiti shprehet i lumtur për barazimin kundër Milanit.

Klubi italian nxori pikën e parë pas 15 ndeshjeve në Serie A, duke barazuar 2 me 2 kundër Milanit.

Futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Gjimshiti përmes rrjeteve sociale ka reaguar për ndeshjen e djeshme.

“Ndeshja spektakolare ndaj Milanit me përfundim të çmendur”, ka shkruar Berati.

Kujtojmë se golin e barazimit e shënoi portieri, Alberto Brignoli në minutën e fundit të ndeshjes./IndeksOnline/