75 Mall Live Search
21:23 / E Premte, 07 Qershor 2024 / Gj. Sh

Gjimshiti: Shpresojmë që t’i bëjmë të gjithë shqiptarët krenarë në Evropian

Berat Gjimshiti është deklaruar pas fitores në miqësoren e sotme ndaj Azerbajxhanit.

Kapiteni ka thënë se janë gati për “EURO 2024”, gjersa ka folur edhe për raportet me bashkëlojtarët te Atalanta, me të cilët mund të përballet në kampionat evropian.

“Jemi të gjithë gati. Nuk është problem fakti që luaj me tre mbrojtës te Atalanta dhe me 4 te Shqipëria. Nuk është e vështirë për mua që të adaptohem. Nuk kam diskutuar me Scamaccan. Shokët e skuadrës sime më kanë thënë që duhet t’i bëj ndërhyrje të forta. Por nuk do të jetë Gjimshiti kundër Scamaccas, por Shqipëria kundër Italisë. Do të sulmojmë të gjithë bashkë dhe do të mbrojmë të gjithë bashkë”, tha ai fillimisht.

Tutje, ai shtoi duke thënë se e njohin mirë kundërshtarin e parë, Italinë.

“Kemi shumë lojtarë që kanë vite që luajnë në Serinë A. Kështu që e njohim shumë mirë kundërshtarin dhe lojtarët individualisht. Mendoj që do të jetë diçka pozitive për ne. Shpresojmë që t’i bëjmë të gjithë shqiptarët krenarë”, ka deklaruar kapiteni shqiptar.

Shqipëria e nis aventurën në Gjermani më 15 qershor, me takimin ndaj Italisë në “Signal Iduna Park” në Dortmund.