75 Mall Live Search
08:42 / E Premte, 27 Mars 2026 / L A

Gjimshiti: Tani shpresojmë që të na bëjë krenarë Kosova

Shqipëria mbrëmë humbi shansin “jetik” për t’u kualifikuar në Botëror.

“Kuqezinjtë”, u mposhtën nga Polonia në Varshavë me rezultat 2-1, duke i bërë të presin dhe 4 vjet për të tentuar përsëri.

Por ëndrra e shqiptarëve anembanë nuk është shuar ende, pasi që Kosova ka arritur fitoren e madhe ndaj Sllovakisë 3-4, ku do të pres Turqinë në Prishtinë për të siguruar biletën për në Botëror.

Për këtë foli edhe kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Berat Gjimshiti, i cili tha se sytë janë te “dardanët”.

“Tani shpresojmë që të na bëjë krenarë Kosova! Shpresojmë të fitojnë ndeshjen finale ndaj Turqisë që të jemi të gjithë shqiptarët në botë krenarë për ta. Forca Kosovë”, ishin fjalët e Gjimshitit.

Kosova, ndeshjen ndaj Turqisë do ta luajë të martën në orën 20:45./IndeksOnline/